Ngjarja tragjike në Prishtinë, Policia: Burri dyshohet se qëlloi për vdekje gruan, e më pas vetën
Policia e Kosovës ka konfirmuar se dyshimet e para rreth vrasjes së dyfishtë në Prishtinë, janë se viktima mashkull dyshohet se qëlloi për vdekjen viktimën grua, e më pas edhe veten.Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes”, ka njoftuar Policia për Reporteri.net.Sipas Policisë, viktimat janë një grua 44 vjeç dhe një burrë 44 vjeç, shtetas Kosovar.dy kanë mbetur të vrarë në vendin e ngjarjes, nga plagët e marra me armë zjarri.Reporteri.net ka marrë vesh se viktimat mes vete kanë qenë ish-burrë e ish-grua.Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri (revole) e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, njofton Policia.“Aktualisht po vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”