Nis mirëmbajtja e rrugës transitore dhe hapësirave publike në Prizren

Në kuadër të kontratës për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren ka angazhuar KRM “Ekoregjioni” për realizimin e një sërë aktivitetesh në terren, me fokus në përmirësimin e hapësirave publike dhe infrastrukturës rrugore. Punimet kanë nisur përgjatë rrugës së re transitore, ku po realizohen pastrimi i përgjithshëm, kositja e barit dhe largimi i mbeturinave në brezin e gjelbër. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka vizituar nga afër punimet, me ç’rast ka theksuar se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Këto aksione do të zgjerohen edhe në hapësira të tjera publike të qytetit”, u shpreh Ukimeri gjatë vizitës në terren.