Një 77-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Prizren
Një 77-vjeçar është gjendur i vdekur në një motel në Prizren, mesditën e së dielës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi ka deklaruar se në bazë të ekzaminimeve të para nuk ka shenja dhunë në trupin e të ndjerit. “Pak para orës 12 është raportuar për një person pa shenja jete nga punëtorët e një moteli në Prizren. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është bërë ekzaminimi, ku me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Viktima është një 77 vjeçar. Në bazë të ekzaminimeve nuk ka shenja dhune në trupin e tij”, tha Bytyqi.