Një ëndërr e imja e kahershme u bë realitet,/Shkruan Prof, Lule Elezi,pianiste me famë  ndërkombëtare.

    Në faqen e sajë elektronike fb.emblema e kulturës  shqiptare ,pianistja Lule Elezi shkruan -Një ëndërr e imja e kahershme u bë realitet-

‘’ E shoqëruar me cicërimat e zogjve dhe dritat e qirinjëve ishte fryma e dy koncerteve të mia recitale në atdheun e Shopenit,në Varshavë të Polonisë.

Në ambientet e hapura dhe të mrekullueshme të Kopshtit Botanik të Akademisë së Shkencave Polake dhe para një publiku artdashës, kisha kënaqësi të veçantë si pianistja e parë shqiptare të mbajë koncert recital në Festivalin pianistik i XXIX me radhë “ Floralia Muzyczne”- Muzyka w Kwiatach ( Muzika mes Luleve), ku performojnë pianistë të shquar ndërkombëtarë.

Koncertin recital të radhës në Varshavë, nën dritën e qirinjëve që jepnin ndjesi romantike, e mbajta në Chopin Salon( aty ku dikur virtuozi Chopin në moshë të re luante kompozimet e tij).

Falenderim të veçantë për ftesën , mikëpritjen e ngrohtë dhe organizimin fantastik ia dedikoj Drejtoreshës gjenerale të Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin në Varshavë , znj. Ewa Sławińska, si dhe bashkëorganizatorët e Festivalit: Bashkinë e Varshavës , Akademinë e Shkencave Polake PAN dhe Radio RDC.’’

Një falenderim të përzemërt ia dedikoj Shoqatës Poloni- Kosovë, me Kryetar z. Haxhi Dulla, që ishte një urë lidhëse në ndihmesën e realizimit të koncerteve.

Nuk duhet harruar edhe një falenderim për pjesëmarrjen e Ambasadorit tonë të Kosovës, z. Drilon S. Gashi , si dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Shqipërisë në Poloni.

/QendraPress/