Një grua në Prizren rrihet dy ditë rresht nga burri me të cilin bashkëjeton

                 Në qytetin e Prizrenit ka ndodhur një rast i dhunës në familje.Siç njofton policia, një grua ka treguar se për dy ditë me radhë është rrahur nga i dyshuari me të cilin bashkëjeton.“Ankuesja, kosovare, ka raportuar se gjatë periudhës së lartpërmendur, i dyshuari me të cilin bashkëjeton, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime trupore. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.