Një grup i të rinjve motorista nga Zvicra për në Kosovë organizojnë turne.

    Shkrimtari i njohur kosovar Gëzim Ajgeraj, që punën e vepron në Zvicër na njofton se  ‘’Një grup entuziastësh i te rinjve nga Shoqata’’ Motoclub’’ nga Buchs i St. Gallenit, kanë nisur një turne me motorë  nga Zvicra në Kosovë- Shqipëri e me tej. Këta djelmosha, janë nga Malësia e Vërrinit. Udhëheqës ;Shehadin Koqi, Lirim Kryeziu, Driton Kryeziu, Lirim Ponik, Urim Thaçi etj…’’iniciativa e këtyre djelmoshave jep edhe një mesazh se  megjithatë edhe të rinj nuk e harrojnë Kosovën. Sepse vendlindja nuk është thënë kot e ‘’ka baltën më të ëmbël se mjaltën’’….