Bie çmimi i miellit por jo edhe i bukës

Çmimi i një buke në furrat e Kosovë sillet nga 50 deri në 60 cent.

Ky çmimi nuk ka ndryshuar pavarësisht se ka rënë çmimi i miellit.

E nga shoqata e mullisëve të Kosovës thonë se miellit në muajt e fundit po kushton deri në 13% më lirë.

Për këtë nga kjo shoqatë kërkojnë që çmimi i bukës të lirohet në proporcion me atë të miellit.

Lirimin e bukës e kërkojnë edhe qytetarët.

Mirëpo disa të tjerë thonë se lirimi i çmimit të bukës është i pamundur të ndodhë për shkak të shtrenjtimit të rrymës.

Ndërsa sipas ekonomistit, Besnik Avdijaj, këto çmime edhe mund të rriten për shkak të disa arsyeve.

Ndryshe, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit ishin më të larta në një mesatare prej 6.3% në muajin prill 2023, krahasuar me muajin prill 2022.