Një i vdekur dhe 22 raste të reja me koronavirus sot në Kosovë

0

                          Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë si pasojë e COVID-19.Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 22 raste të reja të infektuara me këtë virus.Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 pacientë dhe tashmë numri i rasteve aktive është 428.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

27 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës.Deri më sot 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.095 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes.Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.276. Në total numri i rasteve aktive është 428.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *