Një ndër kompetencat e presidentit është edhe e drejta e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara
Mrs.Qemajl. Mazreku,jurist,se a mundet Parlamenti i Kosovës ta zhbëjë Gjykatën Speciale ,pasi që ajo po gjykon vetëm palën e pafajshme? Apo cila është rruga ligjore për zhbërjen e kësaj gjykate? Shkruan: “Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucion qendror përfaqësues i sistemit kushtetues të Kosovës. Kuvendi i Kosovës ka kompetenca të miratojë ligje, rezoluta dhe akte të tjera të përgjithshme. Kuvendi ka funksion ligjdhënës sepse është bartës i pushtetit ligjor, që nëkuptimin e caktuar, kufizohet me të drejtën e vetos së Presidentit të Republikës.
Pra, një ndër kompetencat e presidentit është edhe e drejta e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj.
Kuvendi i Kosovës në mbështetje të nenit 65 pika 2 të Kushtetutës së Kosovës ka miratuar amendamentimin e Kushtetutës së Kosovës ku pas nenit 161 i shtohet një nen i ri, përkatësisht neni 162[ Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar] , po ashtu ka miratuar edhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Para se të bëheshin ndryshimet kushtetuese dhe para se të miratohej Ligji, është dashur që institucionet e Kosovës në bisedime me ShBA-në dhe me BE-në të këmbëngulin që për krime lufte të hetohet edhe agresori, përkatësisht policia, ushtria dhe paramilitarët serbë, kur dihet mirëfilli se ata janë kryesit e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, dhe jo të hetohen vetëm pjesëtarët e UÇK-së të cikët bënin luftë të drejtë dhe çlirimtare. Ky është gabimi më i madh që institucionet e Kosovës u dorëzuan para trysnisë ndërkombëtare.
Pas ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar rrjedhimisht Kosova ka hyrë në marrëveshje dhe obligime kontraktuale me BE dhe me Mbretërinë e Holandës. Indtitucionet shtetërore të Kosovës në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese duhet të ndërmarrin përsipër përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare./qendrapress.com/