Një person ka vdekur sot, në një lokal në Prizren.

60 vjeçarit, T.Q, për një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Rastin e ka konfrmuar për Klankosova.tv togeri Tahir Kabashi, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. “Sot rreth orës 09:20 në rr. Ilaz Kodra në Prizren, qytetari T.Q. i moshës rreth 60 vjeçare, deri sa ishte në një lokal për kafe , së bashku me vëllaun e tij, për një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetsore. Të pranishmit menjëherë kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ku emergjenca ka dal në vendin e ngjarjes, mirëpo edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, mjeku ka konfirmuar vdekjen e të ndjerit. Sipas vëllaut të viktimës, i ndjeri kishte probleme shëndetësore të mëhershme”, deklaroi ai.