NJË SHKRIM  DOMETHËNËS-A MUNDET PRANVERA TË E MBULOJË TURPIN ME THERRA?!-Shkruan;Ramadan KOLUKAJ

Kullat e dikurshëm  tani më janë pa mbikqyerje e pa kujdes, sepse rinia  për fat të keq ka marrë rrugën e kurbetit. Me një shkrim plotë dhembje që e ka  botuar ne FB, po e botojmë pa asnjë ndërhyje nga  ky autor.

   ‘’ Në këto kulla dikur kishte jetë. Këto kulla ishin e kaluara jonë, historia, kultura, arti, vlera, qëndresa e lashtësia e fshatit tim! Këtu u përkundën djepat, u kënduan ninullat, u rritën trimat e u ndërruan brezat. Nëpër frëngjitë e këtyre kullave nëpër shekuj iu bë roje atdheut e iu shkrep pushka hasmit.

A jemi popull që harrojmë?

A jemi shtet që vlerat i shkatërrojmë?

Gjendja e këtyre kullave sot të trishton, të vret syrin e të plagosë shpirtin.

E kaluara e fshatit tim po shembet, po zhduket, po përbuzet!

Pranvera po vjen. Therrat po rriten përreth kullave sikur dëshirojnë të mbulojnë turpin që vet e kemi krijuar!’’Marrë nga  FB-/www.qendrapress.com/