Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë
Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter goditi sot pjesën qendrore të Turqisë, njoftoi Instituti Sizmologjik Evropian-Mesdhetar (EMSC).Siç thuhet, epiqendra e tërmetit ishte 22 kilometra në jugperëndim të Goksun dhe 63 kilometra në veriperëndim të Kahramanmaris, në një thellësi prej 10 kilometrash.Turqia dhe Siria u goditën nga dy tërmete shkatërruese më 6 shkurt, me ç’rast vdiqën më shumë se 50,000 njerëz.