Nuk mendoj që PDK është e përshtatshme në ketë kohë dhe në këto rrethana të jetë pjesë e qeverisë aktuale
Sherife Balaj, kuvendare e KK të Prizrenit .Se a duhet PDK-ja të jetë pjesë e qeverisë Hoti? Ajo shkruan:- “ Zgjedhjet e fundit i dhanë mësim të gjitha subjekteve politike, pa përjashtim.
Me dallime të vogla në përqindje votash dhe me numër diferencial deputetesh, rezultatet e zgjedhjeve të 2019-s nuk i dhanë qëndrueshmëri asnjërit subjekt politik.
Për ketë arsye nuk mori fuqi udhëheqëse as njëra e as tjetra parti, duke krijuar vetëbesim tek secila për pretencë pjesëmarrje në qeveri.
Na kujtohen skenat e formimit të një koalicioni jo i besueshëm siç ishte LVV dhe LDK, ku pretenduan të ngadhënjenin për triumfin e një “lufte” për ndryshim në Kosovë dhe i vetmi ndryshim që ndodhi ishte pasqyra e një metode të vjetër politike.
Dhe pas rrëzimit të asaj përbërje qeverisëse nuk mendoj që PDK është e përshtatshme në ketë kohë dhe në këto rrethana të jetë pjesë e qeverisë aktuale në vend.
Kjo nuk do të thotë që partitë shqiptare nuk duhet të jenë të bashkuar për proceset e rëndësishme për Kosovën./qendrapress.com/