Nxënës e mësimdhënës e shkrimtarë të Landovicës ,shënuan Ditën Botërore të Librit
Sot, pata rastin të isha i ftuar nga stafi i SHMU’’26 Marsi’’ në Landovicë për të shënuar Ditën Botërore të Librit. Falënderojë stafin e shkollës veçanërisht drejtorin Besnik Berisha dh e profesoreshën Rilindë Bytyçi Hoti dhe gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit e mrekulluar të kësaj shkolle. Bashkërisht me nxënës ndamë momente të bukurë nga pyetjet e tyre shumë xhentile dhe dhe të mençura . Pastaj bashkë krijuam një poezi kushtuar fshatit Landovicë dhe dëshmorëve të këtij fshati.
Në mbarë botën, çdo 23 prill shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit. Qëllimi i kësaj ditë është të nxisë leximin dhe vetëdijesimin për librin, krijimtarinë dhe të drejtat e autorit .Ideja për shënimin e 23 Prillit, Ditës Botërore të Librit, buron nga Katalonia e Spanja, ku të gjithë atyre që blinin një libër u dhurohej edhe një trëndafil. 23 Prilli është edhe dita e lindjes apo vdekjes së shumë prej krijuesve më të njohur të botës, si: Shekspiri, Maurice Druon, K. Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla, etj.Nga viti 1995, UNESCO vendosi që 23 Prilli të shënohet si Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit.Për shënimin e kësaj dite organizohet aktivitetet të ndryshme duke përkujtuar rëndësi e pazëvendësueshëm që kanë krijuesit dhe libri në zhvillimet socio-kulturore për një vend./QendraPress.com