Prezantohet  studimi i fizibilitetit teknik për realizimin e projektit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

                        Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në hapësirat e MMPHI-së, Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e DTZHE-së, Ramadan Tarashaj, zëvendësministrin e MMPHI-së, Hysen Durmishi dhe përfaqësuesit e QRTK-së, morën pjesë në prezantimin e studimit të fizibilitetit teknik për realizimin e projektit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit nga ekspertët e kompanisë franceze EPODE.

Prezantimi i sotëm hapë rrugë tashmë për hartimin e projektit të detajuar, me qëllim fillimin e implementimit të këtij projekti të madh e të rëndësishëm për Prizrenin.