Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në Prizren, e gatshme të bashkëpunojë me Postën e Kosovës.

                               Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në Prizren, Afrim Tejeci , ka pritur në një takim zyrtarët e Postës së Kosovës në regjionin e Prizrenit, Etrit Hoti dhe Blerim Çoçaj. Në këtë takim është diskutuar për mundësin e bashkëpunimit. Kryetari i ‘Odës së Prizrenit’, Afrim Tejeci, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar së bashku me bizneset me Postën e Kosovës. “ Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve është e gatshme të bashkëpunojë me Postën e Kosovës, në të gjitha fushat “, premtoi Tejeci. Ndërkaq, zyrtarët e Postës së Kosovës, Hoti dhe Çoçaj, kanë prezantuar ofertën bashkëpunimit me Odën e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në Prizren. Ata thanë se Posta e Kosovës ofron shërbime më të lira dhe cilësore të shërbimeve postare dhe financiere në Kosovë./www.QendraPress.com/