Opinione për’’QendraPress-Nga Mr.Besnike Aliaj-. Pavarësia është e shtrenjtë, për këtë dikush po e vuan në këtë mënyrë. Stop Dhunës!
Dhuna në familje e në shoqëri ka ekzistuar qysh herët në popullin tonë. Për fat të mirë femrat kanë filluar të vetëdijesohen dhe të kundërshtojnë këte fenomen, gjë që tek meshkujt të cilët janë rritur në frymë të tillë duke e konsideruar femrën vetëm si fabrikë seksuale dhe shërbëtore të tyre, është e padurueshme pavarësia e grave. Nëse një njeri është psikopat e dhunues, ai do ta gjej mënyrën gjithësesi që të kryej aktin e tij. Asnjë Qeveri e asnjë parti politike, e asnjë ligj nuk mund ta ndaloj për fat të keq(sepse asnjëri nga ne nuk e dijm se çfarë mund t’i lind dikujt në kokë sot apo nesër). Qeveria duhet të vendos sa më shpejtë denimet më të rënda për dhunuesit si dhe gjithë atyre që nuk marrin përgjegjësitë e punës së tyre. Përndryshe dhuna do të vazhdoj, krimi do të rritet, dhe shumë shpejtë do të renditemi tek Shtetet me numër më të madh të krimit. Pavarësia është e shtrenjët, për këtë dikush po e vuan në këtë mënyrë. Stop Dhunës!/www.qendrapress.com/