Orët e humbura të mësimit nuk do të kompensohen 

                      Kryetari i SBAShk-ut, Rrahman Jasharaj, ka njoftuar se mësimi do të nisë të hënën dhe greva do të pezullohet deri në janar. Ai gjatë kësaj konference ka bërë të ditur se orët e humbura të mësimit nuk do të zëvendësohen.Jasharaj, i bëri thirrje të Qeverisë që të reflektojë deri në muajin janar dhe të zgjidh problemin dhe kërkesat e SBAShK-ut.“Urojmë që kjo kohë të shfrytëzohet nga qeveria për reflektim dhe dialog të mirëfilltë, sepse janari vjen shpejt dhe nuk është mirë që të ndodh prapë greva si kjo e tanishmja”, tha Jasharaj në një konferencë për media. /Reporteri.net