Organizata e Veteranëve të UÇK-së shpreh shqetësim për gjendjen shëndetësore të Hashim Thaçit

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi. Në reagimin e saj, organizata thekson se janë të indinjuar nga heshtja e institucioneve të Kosovës, të cilët, sipas tyre, nuk po reagojnë ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale dhe po ashtu nuk po mbajnë opinionin publik të informuar për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit.
“Kërkojmë nga Gjykata Speciale që të japë një raport të qartë dhe zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Thaçi dhe bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në paraburgim që mbi katër vite”, thuhet në reagimin e tyre