Organizata Gjermane ASB me donacionin e Aktion Deutschland Hilft, e cila përkrah pesë Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare

              Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, sot morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së ndihmave nga Organizata Gjermane ASB me donacionin e Aktion Deutschland Hilft, e cila përkrah pesë Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunat e Kosovës, për lehtësim në përballje me pandeminë Sars- Cov-2.

Vlera totale e donacionit për QKMF – Prizren është rreth 10.500 Euro.

Pakoja përmban: Inhalator, sterilizator, EKG 12 kanale Mr. Grey Aspel, oksigjen koncentrator 5 – litra Elmaslar, bocë oksigjeni çelik e kaltër 50l, aspirator etj.

Gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Prizrenit.