Osmani dhe Meta në shënimin e 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut

                             Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot do të qëndrojë në Kosovë, ku së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Omsani do të marrin pjesë në shënimin e 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut i paraparë të mbahet prej orës 13:00.Parapakisht, presidentët Osmani dhe Meta do të vendosin lule te busti i heroit Edmond Hoxha në Junik.Kuvendi i Junikut u mbajt prej 21 deri më 25 maj 1912 në Junik me nismën e Hasan Prishtinës dhe në të morën pjesë 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit. Falë përpjekjeve të Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Isa Boletinit u paralizuan veprimet e elementëve turkomanë në radhët e lëvizjes.Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit vendosën të vazhdohej kryengritja e armatosur, kësodore u lidh besa dhe u vendos të ndërmerrej një kryengritje e përgjithshme.Kuvendi miratoi programin politik i cili përmbante kërkesa për autonominë e Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabet kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave.