Osmani mirëpret miratimin e rezolutës kundër referendumit serb: Do vazhdojmë ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës

0

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka mirëpritur miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.Në një postim në Facebook, Osmani po ashtu ka theksuar se mirëpret edhe konsensusin e arritur mes grupeve parlamentare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Mirëpres konsensusin mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në Facebook.Osmani ka shtuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin me aleatët në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës ndaj veprimeve destabilizuese dhe të njëanshme të Serbisë.Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit serb në Kosovë.Për miratimin e kësaj rezolute kanë qenë 76 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.Kjo rezolutë përmban gjithsej 8 pika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *