Palushi: Asnjë politikan që ka dënim të plotfuqishëm nga Apeli s’mund të kandidojë për deputet

Juristi Kushtrim Palushi ka thënë se asnjë politikan që ka dënim të plotfuqishëm nga Gjykata e Apelit nuk mund të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Të gjithë ata që kanë dënim të plotfuqishëm nga Gjykata e Apelit, pavarësisht dënimit me burgim ose me kusht, nuk mund të certifikohen si kandidat për deputet”, ka thënë Palushi.

Komenti i Palushit ka ardhur pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese, i cili parasheh që “në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.