Para pak ditës  kryetari  I komunës  Shaqir Totaj njoftoi  për  varrimet  e reja  në  lokacioni e ri në Landovicë,sot u bë varrimi i parë

              Para pak ditës  kryetari  I komunës  Shaqir Totaj njoftoi  për  varrimet  e reja  në  lokacioni e ri në Landovicë I cili  tha’’

Për shkak të mungesës së hapësirave të lira për varrime të reja në Varrezat e Qytetit të Prizrenit dhe në Varrezat e lagjes Arbana, ju njoftojmë se duke filluar nga dita e hënë, më 10 gusht 2026, të gjitha varrimet e reja do të organizohen dhe realizohen në Varrezat e Reja në Landovicë.

Ky ndryshim është bërë i domosdoshëm për shkak të gjendjes së krijuar në terren dhe nevojës për të siguruar një proces të rregullt, të sigurt dhe dinjitoz të varrimit.

Familjet e të ndjerëve, bashkësitë fetare dhe operatorët e shërbimeve funerale udhëzohen që, para organizimit të ceremonive të varrimit, të koordinohen me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe KRM “Ekoregjioni” Sh.A. – Prizren.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve gjatë kalimit të shërbimeve të varrimit në lokacionin e ri.

Derisa  atje sot në ora  13 e 20  minmuta  u bë  varrimi I parë  I  në këtë kokacion të ri, tash e tutje të  gjitha varrimet  bëhen atje /QendraPress.