Paralajmërimi për bllokim të kufijve nga serbët, bëhet sërish thirrje të shmangen hyrje-daljet kufitare me Serbinë.
Paralajmërimi për bllokim të kufijve nga serbët, bëhet sërish thirrje të shmangen hyrje-daljet kufitare me Serbinë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Qendra për Menaxhim Kufitare, kanë bërë thirrje ndaj qytetarëve, kryesisht atyre të disaporës që kalojnë nga Serbia, t’i shmangin hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo thirrje vjen pasi i ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi ka paralajmëruar mbyllje të rrugëve që çojnë në pikat kufitare me Kosovën. Për këtë gjë ka reaguar edhe KFOR-.
Ditë më parë, “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, ka paralajmëruar se do të fillojnë nga 6 shtatori t’i bllokojnë rrugët nga ana e Serbisë e që çojnë në pikëkalimet kufitare me Kosovën.
Kjo bllokadë sipas tyre do të zgjasë derisa Policia e Kosovës do të tërhiqet nga veriu i vendit.
“Bllokada do të fillojë të premten dhe do të zgjasë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe t’u kthehen serbëve institucionet e uzurpuara. Ne gjithashtu kërkojmë që KFOR-i, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244, të marrë kontrollin e veriut të Kosovës”, ka thënë njëri nga organizatorët, raporton KoSSev.
Në anën tjetër, institucionet e Kosovës, kanë paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes gjatë kalimit transit nëpër Serbi dhe të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bën thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin transit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.”
“Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Kosovës.” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Tutje, MPJD ka kërkuar nga qytetarët e mërgimtarët që t’i ndjekin me kujdes këto zhvillime. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri”, thuhet në njoftim.