Parashikimi i sakte i analistit Ymret Reshiti, për fitoren e J Bidenit për president në SHBA.

0

Me datën 9 prill 2020 e kam postuar në face book parashikimin e fitores se J.Bidenit, dhe çdo muaj të njëjtin postim e kam bërë ndarje sepse kam qene i bindur në disa fakte. Sikurse që jam i bindur se z.Tramp ka qene aksident për Amerikën dhe se nuk do të jetë më . Këtë dëshmuan amerikanet me votën e tyre me 2 nëntor 2020. Mendoj se z.Tramp nuk ka qenë person i duhur për të qenë president i ShBA-s . Zt. Tramp i kanë munguar atributet thelbësore në rrafshin personal , e që duhet t’i ketë një president amerikan sikurse i kanë pasur paraardhësit e tij. E para, z. Tramp është një person euforik dhe nevrik. E dyta, ishte skandaloz në paraqitjet publike si në deklarata, ashtu edhe me veprime vulgare. E treta, nuk ka pasur qëndrimin që duhet ta ketë një burrë shteti respektivisht një president i një shteti siç është Amerika . 1.Në politikën e brendshme z.Tramp ka dështuar sidomos në politikat sociale, gjë që ka prekur miliona amerikan jo të pasur. Është mbështet vetëm tek kapitalistët e mëdhenj. Deklaratat raciste dhe seksiste kanë nxitur pakënaqësi shtesë te populli amerikan. Ndërsa menaxhimi i dobët i pandemisë covid-19 e ka ngulfatur definitivisht dështimin tij në politikën e brendshme. 2. Ne politikën e jashtme Trampi ka abuzuar me forcën dhe autoritetin e Amerikës si një superfuqi botërore ekonomike ,ushtarake dhe e diktatit të paqes në botë. Ai politikën e ka konsideruar si biznes, gjë që ishte gabim fatal. Trampi për 4 vite ka arritur të prish raportet ose i ka injoruar shumë shtete mike, sidomos lindjen e mesme dhe Bashkimin Evropian. Gjë që kjo ka shkuar në favor Rusisë dhe Kinës në rritjen e ndikimit të tyre nëpër botë . Braktisja e Irakut ,Sirisë ( Kurdët)si dhe kaosi i lënë në Libi, është njolla e tij e zezë dhe për ShBA-n në politikën e jashtme. Konkluzion Ata që kanë përfituar nga politika e Trampit janë ruset dhe izraelitët. Prandaj, po del se prapa fitores së Trampit në vitin 2016,kanë mundur me qenë të sinkronizuar ruset dhe izraelitët, duke ndikuar në rezulton e zgjedhjeve me qëllim të realizimit të planit të tyre, gjë që tani ky planë është mase i zbërthyeshëm. Joe  Biden është president i duhur që do ta kthen në normalitet ShBA-n, dhe shpresën për paqe dhe stabilitet në tërë botën, pas trazime në politikën ndërkombëtare Amerikane që shkaktoi Trampi. Amerikanët e kanë merituar një president si J. Biden që ua kthen dinjitetin. Urime Amerikë. Urime shqiptarë kudo që jeni. Zoti na dëgjoi dhe na zbriti shpresën për paqe e prosperitet në këtë planet të trazuar. Ymret Reshiti Analist i pavarur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *