Parashikohet rënie e temperaturave në javën e ardhshme

                           Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për javën e ardhshme parashihen ulje e temperaturave të vlerave ekstreme dhe reshje të shiut. E hëna do të jetë kryesisht me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 26-30 gradë

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi, e lehtë deri mesatare. Instituti ka njoftuar se të martën do të jetë mot i vranët me intervale me diell.

Vranësirat në orët e vona thuhet se do të sjellin shi. Temperaturat do të shkojnë deri në 28 gradë.

“E mërkurë – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të përcjella me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s. E enjte-Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

E, për të premten është parashikuar të ketë mot me diell, por me temperatura të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, e ato maksimalet 10-12 gradë.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s, i vranët dhe me reshje shiu e bore të intensitetit të ulët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit kushtet agrometeorologjike do të jenë të favorshme për fushën e bujqësisë, ndërsa kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike”, thuhet tutje në njoftim.