Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren subvencionohet me 2 milionë euro nga MEA

0

përfaqësuesi i Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit, Muhamed Rexhepi. Vlera e kësaj marrëveshje është 2 milionë euro, si subvencion vetëm për vitin 2020. Buxheti për subvencionimin e këtij parku do të vazhdojë edhe viteve tjera në vijim.

ITP është projekt i përbashkët mes Kosovës dhe Gjermanisë, që ka për qëllim krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi, duke u shndërruar në një çerdhe të bizneseve vendore dhe ndërkombëtare.

Sektorët kryesorë që zhvillohen brenda ITP-së janë: Teknologjia Informative, Bujqësia dhe Përpunim i Ushqimit, Industritë kreative e kulturore dhe Trajnimet profesionale. Tash për tash parku është i hapur dhe bizneset janë duke aplikuar për t’u bërë pjesë e ITP-së.

Gjithashtu brenda këtij parku do të funksionojë edhe Qendra e Ekselencës Digjitale, si projekt i veçantë i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *