Pas cakërrimit të gotave, Haradinaj u kthehet kritikave: Kurti është mashtrues, po i shkakton pasoja vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mashtrues sipas të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj.Ai ka thënë se qeverisja jo e mirë e Kurtit, po shkakton pasoja të mëdha në vend.Haradinaj ka thënë se e ka mbështetur Kurtin sa i përket dialogut me Serbinë por jo edhe për çështjet tjera.“Albin Kurti është kryeministër mashtrues, e kam shpjegu shumë herët, i ka mashtru të gjithë në mënyrën më të mirë të mundshme, po i del mashtrimi në të gjitha aspektet e qeverisjes së tij, si qeveri është humbëse, dhe po i shkakton pasoja vendit”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.Ai tha se marrëveshja me Serbinë dhe kryeministri Kurti dallojnë. Sipas tij, marrëveshja nuk është shkruar nga Kurti por nga partnerët ndërkombëtarë.Haradinaj u shpreh se nuk është duke e përkrahur Kurtin por marrëveshjen me Serbinë, sipas tij këtu ka dallim të madh.