Pas lëndimit të rëndë në një aksident në Prizren, ndërron jetë pas 3 muajsh 30-vjeçarja
Zëdhënësi i policisë Rajonale të Prizrenit toger Shaqir Bytyçi njofton për Rtv Besa se si pasojë e një aksidenti në trafik që kishte ndodhur mbrëmjen e 8 dhjetorit në fshatin Korishë të Prizrenit, kishin mbetur të lënduar dy persona, të cilët u dërguan me urgjencë në spital. Pasagjerja që ndodhej në veturë ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë. brenda QKUK-së kanë bërë me dije se 30-vjeçarja nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë sot. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.
Mësohet ,se deri te aksidenti ka ardhur bazuar në dyshimin si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës që ka qene me 8 dhjetor./percjellë. qendrapress.com/