Çaste poetike me poeten: Rajmonda Shyta Kolvani

 Mall i marrë.

—————————

Si ti ngrys, ditët pa ty,

Si tja bëj, mallit të marrë,

Kur do shihemi , të dy,

Sa do rrimë, kështu të ndarë!?

Si ti bëj, shpirtit derman,

Të ndal syrin, duke qarë,

Si tu them shokëve, aman,

Pse nga vasha ,qënke ndarë!?

Si të shkoj, asaj rrugice,

Ku më dhe, puthjen e parë,

Ku, dhe gurët prej karfice,

Ranë, përdhe si lot të rrallë!?

Flokët e gjatë, tu shpërndanë,

Yjet, u fshën aty, s’u panë,

Porse natës, dritë i dhanë,

Sytë e tu, ndezur shandanë.

Si tja bëj, që dhe me hatër,

Zoti i madh, pak të më mbajë,

Do ti lutem, ditë dhe natë,

Që të këthehesh, tek unë prapë!?

Vallë nga lutjet, yjet rranë,

Atij qielli, të pa anë,

Sytë e mi, sytë e tu panë,

Porsi yll, ç’mu çfaqe pranë.

1/8/2022 Rajmonda Shyta Kolvani