PDK-ja propozon Antigona Bytyçin për kryesuese të Kuvendit të Prizrenit
Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, ka marrë vendim që të propozojë për kryesuese të Kuvendit Antigona Bytyçin. “Pas mbledhjes së kryesisë së degës të mbajtur sonte, e martë me datën 21.12.2012, është propozuar për kryesuese të Kuvendit, Antigona Bytyçi. Ky propozim është përkrahur unanimisht nga gjithë anëtarët e kryesisë dhe asamblistët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren”, njofton PDK-ja në Prizren. “Antigona është e zgjedhur anëtare e kuvendit për herë të dytë. Është anëtare e PDK-së dhe Gruas Demokratike për shumë vite dhe plotëson të gjitha kriteret profesionale për të qenë udhëheqëse e denjë. Ajo për shumë vite punon mësimdhënëse në arsim, ka integritet, aftësi menaxhuese dhe mbi të gjitha posedon aftësi komunikimi të nivelit të lartë”.Mbledhja zgjedhore mbahet të enjten në ora 10.00./qendrapress.com/