PDK në konferencën e radhës paraqet projektin për Hartat zonale

0

Ekipi i ekspertëve për urbanizëm, planifikim urban dhe kadastër i formuar nga Partia Demokratike- dega në Prizren, përcjellë në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet urbane, apo thënë ndryshe, degradimin urbanistik që po i ndodh sot Prizrenit, qytetit historik të kulturës dhe traditës. Sot Prizreni po ngulfatet nga ndërtimet e pakontrolluara që po bëhen para syve të pushtetit dhe po e vështirësojnë jetën e qytetarëve. Prej para 5 viteve, kur ka filluar hartimi i hartave zonale e deri më sot ky projekt ende nuk është miratuar. Ekipi i ekspertëve pranë Partisë Demokratike- dega në Prizren ka analizuar projekt-propozimin e hartave zonale dhe vjen deri në këtë konkludim.

Hartat zonale të Prizrenit 2021:

Gjatë analizës së hartave zonale kemi hasur në shumë mangësi sa i përket strategjisë së zgjerimit të qytetit nëpër zonat e reja sidomos shtrirjes së qytetit me banim individual. Dendësia, përmbajtja e zonave, sipërfaqja e ndërtimit të tokës në përdhes, rregullat e ndërtimit brenda këtyre zonave si dhe shumë detale tjera i bëjnë këto harta shumë problematike dhe të pazbatueshme. T’i shikojmë në detale:

Dendësia

Strategji e padiskutueshme sot në të gjitha vendet e zhvilluara është që dendësia e banorëve është më ekologjike dhe më ekonomike sesa shtrirja e pafund e qyteteve. Fakti që Prizreni ka qenë historikisht qytet shumë i dendur, sot këto harta nuk e dëshmojnë një gjë të tillë.

Në kundërshtim me këtë trend, zona e banimit në këto harta është 14 herë më e madhe sesa Prizreni i vitit 1954. Kjo rritje marramendëse e qytetit është pa kurrfarë baze studimore dhe tejet jorealiste.

Nëse do të bëhej planifikimi i duhur, Prizrenit do t’i liroheshin mbi 650 hektarë tokë e cila mund të ishte ruajtur si tokë bujqësore, hapësirë e gjelbër dhe hapësira të mjaftueshme për sport dhe rekreacion etj.

% e okupimit të tokës në përdhesë

Këto harta zonale janë trajtuar pa asnjë kriter ngase 95% e sipërfaqeve ndërtuese në përdhes është vetëm 40% si në banimin individual ashtu edhe në atë të përzier dhe këtë përqindje e kanë vazhduar në të gjitha zonat.

Prizreni i sotshëm kalon në ilegalitet

Aktualisht, zonat kryesore të Prizrenit kanë koeficient ndërtimi 60-85%, kurse hartat propozojnë që i tërë qyteti të kaloj në koeficientin 40% që i bie automatikisht që të gjitha ndërtimet janë jashtë ligjit. P.sh nëse keni parcelë me shtëpi që okupon 60% të tokës momentalisht, nëse kërkoni leje të re, e drejta juaj e ndërtimit bien në 40%. Pra prona juaj humb automatikisht 20% të vlerës ndërtimore.

Përmbajtja e zonave

Përmbajtja e zonave është e gabuar. Pesë zona të banimit-individual, të mesëm dhe kolektiv kanë mundur të ndahen në 3 zona (Ndërtime të larta, ndërtime të mesme dhe ndërtime të ulta).

Shpërndarja e zonave

Shpërndarja e zonave është arbitrare dhe jo e arsyetuar. Në disa akse me trafik të dendur dhe me pozitë atraktive komerciale është e pakuptueshme insistimi në zonë banimi të ulët?!

E pakuptueshme pse banimi është ndarë në 10 nënzona? Ku qëndron dallimi në mes të zonës së veçantë të mbrojtur dhe zonës së banimit të mbrojtur?

Rregulloret për zona:

Detalet e rregullimeve mbrenda zonave janë shumë të diskutueshme e shpeshherë të paaplikueshme.

Këto harta zonale janë të gabuara në thelb. Duhet të rishqyrtohen rishtazi me strategji të re bashkëkohore dhe në vijë me zhvillimet dhe trendët e pranuara të urbanizmit. Këto harta nuk kanë marrë asnjë strategji të mirëfilltë. Këto nuk janë as adaptime të planeve sipas gjendjes ekzistuese. Këto harta do të jenë burim i konflikteve në 20 vitet e ardhshme.

Si përfundim do të duhej të ndryshohen kater aspekte:

1. Përmbajtja e zonave.

2. Organizimi i zonave në qytet.

3. Dendësia e zonave si dhe koeficienti i shfrytëzimit të përdheses të ndryshohen.

4. Rregulloret brenda zonave të rimendohen.

  1. Pyes drejtorin e urbanizmit zotin Kizolli dhe kryetarin e komunës zotin Haskuka se a e kanë të qartë se qfarë projekti madhorë janë hartat zonale?
  2. Cila ka qenë ekipa nga komuna e Prizrenit, të cilët e kanë monituruar hartimin e hartave zonale (duke e ditur se drejtoria e urbanizmit nuk ka kapacitete për mbikqyrjen e projekteve të tilla)?
  3. Cila ka qenë ekspertiza e tyre?
  4. Dëgjova në konferencë për shtyp që e mbajtët ju z.Haskuka me drejtorin e urbanizmit që keni mbajtur 13 diskutime publike për 5 vite sa kanë zgjatur hartat zonale. A e dini që 13 diskutime publike për një projekt madhorë të qytetit të Prizrenit janë shumë pak sepse pas planit hapësinor të Kosovës është plani i dytë më i rëndësishëm për komunat e Kosovës, apo këto diskutime kanë qenë sa për sy e faqe?

Lus të gjithë arkitektët- urbanistët, shoqërinë civile, të gjthë ata të cilët i’a dëshirojnë të mirën qytetit, urgjentisht të reagojnë në këtë propozim-projekt sepse këto harta zonale nuk janë për të mirën e qytetit por për interesa të klanit Haskuka dhe grupeve të interesit te tij.

Zona Historike e Prizrenit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *