Për të gjithë ata që shkojnë në Velipojë, kujdes se mushkonjat s’do t’ju lënë rehat
Në plazhin e Velipojës pushuesit janë të kënaqur me pastërtinë dhe hapësirat publike. Ata thonë se kushtet krahasuar me vitet e tjera janë përmirësuar ndjeshëm. Turistët, të cilët vijnë kryesisht nga Kosova i bëjnë apel qytetarëve të frekuentojnë bregdetin e Velipojës pasi aty gjen mikpritje dhe qetësi.Megjithatë problem mbeten mushkonjat dhe mos dezinfektimi i tyre, problem i cili përsëritet vit pas vitiKlan News ka kontaktuar drejtorinë e Shëndetit Publik sipas të cilit tenderi i dezinfektimit është në proces. Proces i cili është i vonuar duke qenë se sezoni një muaj që është hapur ndërsa çdo ditë ka mbi 30 mijë pushues.