Gjendet një person pa shenja jete në Gjilan

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gjilanit.Policia bën të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në rrugë. Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË

Gjilan 25.06.2022-08:00. Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete pran aksit rrugor. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.