Për të shkuar proceset përpara PDK duhet të hyj në qeveri
Prof Refki Hoxha, koordinator i Odës Ekonomike të regjionit të Prizrenit se pritet të hyjë PDK-ja në qeverinë Hoti pohon:-‘’Për të shkuar proceset përpara PDK duhet të hyj në qeveri . Qeveria aktuale do të ketë problem me i shty proceset për shkak te koalicionit me listën Serbe e cila po e kushtëzon qeverinë se do ta lëshojë koalicionin në rast se nuk shqyrtohet Asociacioni i komunave Serbe . Kosovës i nevojitet një Qeveri e fortë dhe gjithë përfshirëse , duhet te jen unik se bisedimet janë në fazën përfundimtare dhe çdo vendim duhet te votohet ne Parlament me 2/3 . Pas zgjedhjeve Kryetari i PDK -se i ka pranuar zgjedhjet dhe deklaroi se do te jetë në opozitë , gjë që edhe është dhe po ndihmon ne shtyrjen e proceseve .Por nuk kam shumë njohuri se a do te hyjë ne qeveri .Unë dhashë opinionin tim me lartë se është mirë te hyjë për ti shty proceset ‘’/qendrapress.com/.