PDK do të jetë në qeverinë Hoti

0

Ruzhdi Gashi avokat , se  pritet të hyjë në qeverinë Hoti edhe PDK-ja? Pohon :-’ PDK do të hyjë në qeverinë Hoti. Kosova po kalon nëpër një periudhë të radhës me sfidat e kohës. Kosova ka përpara shumë sfida të cilat duhet t’i kalojë sa me më pak pasoja, apo sa me më sukses. Para saj ka problemet ekonomike të trashëguara dhe të rënduara edhe nga pandemia me virusin COVID-19. E ka problemin e izolimit nga BE dhe mos liberalizimin e vizave. Nuk ka investime ku si pasojë ka varfëri dhe ikje të rinjve nga vendi. E ka problemin e dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjeve të Uashingtonit dhe Brukselit. E ka edhe sfidën me Gjykatën Speciale dhe zgjedhjen e Presidentit. Ka e çka nuk ka në periudhat që po e presin Kosovën dhe Qeverinë e saj. Për t’i tejkaluar këto, së paku deri diku mirë, Kosovës i duhet një qeveri stabile dhe stabilitet politik. Ky stabilitet nuk mund të arrihet pa përfshirjen edhe të PDK në qeverisje. Hyrja e PDK në qeverisje në Qeverinë Hoti, në këto momente, më së paku i konvenon PDK, por kjo është e domosdoshme për Kosovën, popullin e saj dhe miqtë tanë, SHBA dhe BE. Se do të futet PDK në qeverisjen Hoti kjo nuk ka dyshim. Por, për Kosovën dhe popullin e saj do të ishte e domosdoshme dhe mirë që, të ndërroj mënyra e qeverisjes. Të qeveriset me një program për mirëqenien e qytetarëve ku, diferenca e rrogave të mos jetë më e madhe se 1:5. Ku e ardhura më e vogël të mos jetë më e vogël se 300 €. Ku rroga minimale të jetë 500 €. Ku administratorët qeverisës të jenë profesional dhe të pa korruptuar. Ku do të ketë sigurim shëndetësor me shëndetësi të mirë që, qytetari të mos paguaj para për shërim e ilaçe. Ku do të kultivohet ruajtja e vlerave të rezistencës kombëtare dhe vlerave sublime të UÇK. E të tjera gjëra të ngjashme ku qytetari i Kosovës në përgjithësi dhe luftëtarët e lirisë në veçanti, të jetojnë me dinjitet ashtu siç duhet të jetojnë edhe politikanët e mirë, të ndershëm e të pa korruptuar. Sa i përket politikës së jashtme, natyrisht që, të vazhdohet me vijën konstante të deritanishme, me SHBA dhe BE dhe për Republikën e Kosovës, Shtet të Pavarur dhe Sovran me orientim të palëkundur për integrime kombëtare, rajonale, evropiane e euroatlantike. Kosova duhet të bëhet Shtet i Mirë. ‘’/qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *