Përkujtohet kontributi i Sefer Himajt në ndërtimin e Odës së fshatit Gexhë
Mbrëmë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, mori pjesë në ceremoninë e shpalosjes së pllakës përkujtimore që nderon kontributin e të ndjerit Sefer Himaj në ndërtimin e odës së fshatit Gexhë. “Në këtë ceremoni dhashë mirënjohje post-mortum për Sefer Himajn, për kontributin e tij të çmuar, duke lënë pas një trashëgimi që nderon traditën dhe identitetin tonë të pasur”, u shpreh Latifi në postimin e tij në Facebook. Ai gjithashtu falënderoi djemtë e Sefer Himajt – Ardianin, Albanin dhe Qëndrimin – për ruajtjen e kësaj trashëgimie dhe për përkushtimin e tyre ndaj vlerave të komunitetit. Latifi vlerësoi ngrohtësinë dhe bujarinë e banorëve të Gexhës, duke e cilësuar ngjarjen si një moment të veçantë për bashkësinë.