Përplasja me kryeministrin, deputetja e PDK-së e quan Ganimete Musliun Shote Galica: Ka shkëlqyer
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar për sulmet ndaj deputetes Ganimete Musliu, pas një diskutimi të fortë që pati kjo e fundit me kryeministrin Kurti në seancën e Kuvendit.Ajo përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar fotografi krah Musliut, ka thënë se nuk pret ta mbrojë askush për fjalën që e thotë pasi i beson vetes dhe është Shote Galicë.Muliu-Shoshi me ironi ka thënë se po presin që t’i përkrahë Dejona Mihajli e VV-së.“Ganja ka shkëlqy, lirisht mund të them se ka kalu në një nivel tjetër të kritikës pozitive me argument. Ganimete Musliu nuk pret me mbrojtë askush për fjalën që e thotë e qëndrimin që e mban sepse i beson vetës, sepse është Shotë Galicë.
Përndryshe, unë jam me Ganën në sfida e në suksese. P.S Tash po presim Dejona me na përkrahë.