Përurohen tri evente të rëndësishme sot me rastin e Ditës ndërkombëtare të Turizmit
Sot, në sheshin e Lidhjes në Prizren, u promovua projekti ‘’Ringjallja e zejeve dhe ndërtimi i kulturës për zhvillimin e përbashkët turistik’’ projekt që mbështetet nga Bashkimi Evropian në partneritet më Komunë se Prizrenit dhe Tetovës dhe me drejtorinë turizmit në Prizren, Me këtë rast u bë përurimi i ndërtimit të infrastrukturës, Organizimi i panairit dhe trajnime të shumta. Me këtë rast këtë event kaq të rëndësishëm e përshëndeti nënkryetari i komunës Kujtim Gashi i cili tha se ky është një rast i mirë i angazhimeve tona me Tetovën që ka pasur edhe një traditë te hershme të bashkëpunimit. Përfaqësuesi i bashkësisë Evropiane Aleksandro Bjonkord me këtë rast kë përgëzuar këtë bashkëpunim duke theksuar se këto bashkëpunime japin mundësi të njohjes dhe vazhdimit të trashëgimisë, Kurse për projektin në fjalë ka folur koordinatori i këtij projekti Kreshnik Lleshi. I Ne kemi bashkëbiseduar edhe me Shpresa Makasqi dhe Bashkim Tejeci nga Filigrani pohuan se panairet e këtilla ndihmojnë shumë bizneset. Ky venet u mbahet sot me rastin e ditës ndërkombëtare të Turizmit që i shërben njëherit edhe bashkëpunimit ndërkufitar/www.QendraPress.com/