Përurohet objekti për qëndrimin ditor të pensionistëve në Mushtisht të Suharekës.
Sot është përuruar zyrtarisht qendra për qëndrimin ditor të pensionistëve në fshatin Mushtisht të Suharekës.Ky investim i rëndësishëm është mundësuar edhe falë bujarisë së Ismet Shala, një donator i njohur dhe përkrahës i fortë i nismave sociale.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, shprehu mirënjohjen e tij të thellë për kontribuesin e Ismet Shala. “Jam i lumtur që po jetojmë një moment ku dikush kujdeset për pensionistët dhe i jep atyre mundësinë për të kaluar kohë cilësore dhe të sigurt,” tha Muharremaj.