Plagoset nga një plumb qorr një grua në Prizren, policia jep detaje 
Gjatë ditës së sotme një grua në Prizren, është plagosur nga një plumb qorr. Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, ku të njëjtit kanë bërë të ditur se personi në fjalë ka qenë në automjet, ku plumbi ka depërtuar dhe e ka plagosur.“Sot rreth orës 15;53 në polici është raportuar për një person të plagosur me armë zjarri. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe nga vendi i ngjarjes njoftohet se një person i gjinisë fermërore ka marrë plagë në këmbë, nga një plumb që dyshohet se është plumb qorr. Viktima ka qenë në automjet, i cili ka qenë në lëvizje, dhe plumbi ka depërtuar dhe ka goditur viktimën në këmbë”, tha Bytyqi për Reporteri.net. Rasti ka ndodhur ne lagjen “Bajram Curri”, ndërsa viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në emergjencën e spitalit në Prizren./Reporteri.net/