Poezi atdhetare me poetin:- Fatmir Z ÇITAKU

KOMANDANT ZAHIR PAJAZITI

———————————

Në Llap u ngrit një dritë lirie,

Një zë i fortë i Dardanisë;

Nga besa e gjakut u bë flamur,

Komandant Zahir, emër i nur.

Refreni:

O Zahir, o trim i Arbërisë,

Je këngë në zemër të historisë;

Për atdhe dhe nder jetën e dhe,

Përjetë i gjallë do mbetesh në ne.

Me pushkë në dorë dhe zemër të pastër,

Ecje në rrugë të rëndë e të lashtë;

S’të ndali terri, as frika, as vdekja,

Se në shpirtin tënd jetonte vetë jeta.

Refreni:

O Zahir, o trim i Arbërisë,

Je këngë në zemër të historisë;

Për atdhe dhe nder jetën e dhe,

Përjetë i gjallë do mbetesh në ne.

Në male të Llapit je zë që s’shuhet,

Në zemrat e kombit kujtimi s’tu zhduket;

Heronjtë nuk vdesin, bëhen dritë e flamur,

Që ndriçon përjetë çdo shqiptar të lirë.

Refreni final:

O Zahir, o trim i Arbërisë,

Je këngë në zemër të historisë;

Për atdhe dhe nder jetën e dhe,

/QendraPress/