Poezi atdhetare me poetin:-Naim ÇEJKU

DREJTËSIA E PËRMBYSUR
———————————
Mbi supe të historisë u ngrit një ushtri
Jo për të pushtuar botën, por për liri
U çuan djemtë e nënave, me pushkë e me besë
Që Kosova e robëruar, nën gjak mos të mbesë
Sot kurva Evropë bën gjyqe, në salla me xhama
Kriminelët shkije Rospia i bënë dëshmitarê
Aty ku vrasësi bëhet viktimë e me mashtrim
Fund i mbyllin në pranga djemtë çlirimtarë.
O ju gjykatës të ftohtë në atë Europë të vjetër
Nuk fshihet dot dielli me nji copë letër!
Nuk dënohet liria, as gjaku i pastër i lirisë
Se UÇK-ja ishte zëri i nderit i Shqitarisë!
Nuk ka pranga që mban nji histori të tërë
Për çdo dënim të padrejtë që sot keni bërë
Komandantët e lirisë s’i thyen dot asnjë prangë
Përballë padrejtësisë, ata qëndrojnë me ballin lart!
Dije o KURVA EVROPË edhe ti o BOTË
Se gjithë populli jemi UÇK e çlirimtarë!
/QendraPress/