Poezi e përzgjedhur me rastin e ditës së Poezisë nga;.Nexha Reçica

POETIT

————————–

Më qëllon shumë rrallë

apo edhe hiç

të dua dikë

vetëm në saje të emrit të tij.

Pa e njohur fare, pa e parë kurrë

por në dorë ke çdo libër të tij

sa i dua sa i çmoj

vargjet e poetit tim.