Poezia e artë festive, nga pena e artë me ;Gëzim AJGERAJ

MILITANTI

(Remzi Ademaj – Petriti)

Mbrëmë gjithë natën i rrethuar me mallin

nëpër lirikë gjakonte Militanti i ri

nëpër rreshta rridhnin thirrjet nga zëri i tij

pushka që kishte etje për liri

gjatë e rrahu llafin për Vërrinin, Kukësin

Drenicë e Junik

gjerë e gjatë i ra Kosovës në çdo pikë

diku mes vetullave ndrydhej zemërimi i tij

pushka, besa, fjala, kullonte etje për liri

nëpër rimat e lirikës deri në agun e ri

një det me pelin ra përmbi

Dikur i kënduam edhe një këngë Kosovës

Adem Jasharit i bëmë edhe poezi

E diku në Qafë të Zhurit

një lumë lotësh u shkri

afër meje ai s’ishte më me trup e me zë

Vargut militonte thirrja e tij

qëndresa e paepur

mjaft më këtu

andej nga Kosova

Ejani ta marrim pushkën lumjane

E iku, e iku, e iku me hijen e tij