Policia e Kosovës në kufi kap mbi 1 mijë e 600 litra vaj pa dokumentacion

                           Policia Kufitare e Kosovës në veri gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin që transportonte 1620 litra vaj ushqimor, pa dokumentacion mbi prejardhjen e mallit. Automjeti drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas serb.“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti ” Tregti e ndaluar” dhe malli të dërgohet në Teriminal Doganor”, njofton policia.