Policia mban ligjërata në shkollat fillore të komunës se Prizrenit

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, njësitet e sektorit dhe ai i Komunitetit të stacionit policor në Prizren, ne zbatim të Strategjisë të Policisë te Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimi ne Bashkësi, e bazuar në aktivitetet e parapara nga projekti “Masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të Internetit” të hartuar nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim- DPP/Prishtinë, ka realizuar aktivitetet e planifikuara, gjegjësisht mbajtjen e ligjëratave ne shtatë shkolla te komunës se Prizrenit dedikuar nxënësve të klasave te pesta deri të klasat e nënta është ligjërua tema Masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të Internetit).”

Tema e ligjëruar ka zgjuar interesim tek nxënësit, duke qenë bashkëbisedues, po ashtu duke parashtruar edhe pyetje qe ndërlidhen me temën.

Me ligjërata të tilla do të vazhdohet edhe me tutje në shkollat tjera ne rajonin e Prizrenit.