Policia në Prizren gjobit motoristet kundërvajtës, sekuestrohen 35 motoçikleta

       Zëdhënësi i policisë në Prizren  togeri Shaqir Bytyçi, njofton  se  nga data 5 deri më 12  maj 2025  patrullat policore të policisë në kudër të  Stacionit Policor Prizren ,  duke marrë parasysh se në  komunikacion ka në qarkullim shumë motoçikleta dhe trotinet dhe një pjesë e madhe e tyre nuk po i zbatojnë rregullt e trafikut në fuqi , ka përpiluar një planë operativ  e ku në cakë janë kryesisht motorist të cilët nuk  respektojnë rregullat e trafikut rrugorë, konkretisht   që në komunikacion qarkullojnë në kundërshtim me ligjin e trafikut.

Gjatë këtyre dy ditëve janë shqiptuar shume gjoba dhe janë sekuestruar disa motoçikleta.

Konkretisht janë :

Janë sekuestruar gjithsej 35 motoçikleta

Janë shqiptuar  rreth 101 gjoba për kundërvajtje të ndryshme kundër ngasësve të motoçikletave dhe trotineteve,

Të gjithë ngasësit e motoçikletave, mopedëve dhe trotineteve janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacion dhe pritet që pjesëmarrësit  e tjerë në komunikacion ti respektojnë ata, por edhe ngasësit e motoçikletave , mopedëve dhe trotineteve elektrik duhet ti respektojnë rregullat  e komunikacionit e ndër to është : Mjetet e tyre duhet të doganohen dhe regjistrohen, targat të vendosen në vendin e duhur, ngasësit duhet të kenë patentë shoferi për kategorinë përkatëse, ngasësi dhe pasagjeri duhet të ketë helmetën e përshtatshme për siguri , duhet të respektohen shenjat e komunikacionit etj.