Policia në Prizren gjobit motoristet kundërvajtës, sekuestrohen disa motoçikleta.
Zëdhënësi i policisë Rajonale ne Prizren Vesel Gashi, me 2 dhe 3 maj 2024 patrullat policore të policisë në kudër të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren, Stacionit Policor Prizren dhe Prizren –veri , duke marrë parasysh se në komunikacion ka në qarkullim shumë motoçikleta dhe trotinet dhe një pjesë e madhe e tyre nuk po i zbatojnë rregullt e trafikut në fuqi , ka përpiluar një planë operativ e ku në cakë janë kryesisht motorist të cilët nuk respektojnë rregullat e trafikut Rrugorë, konkretisht që në komunikacion qarkullojnë në kundërshtim me ligjin e trafikut. Gjatë këtyre dy ditëve janë shqiptuar shume gjoba dhe janë sekuestruar disa motoçikleta. Konkretisht janë : – Janë sekuestruar gjithsej 14 motoçikleta – Janë shqiptuar rreth 42 gjoba për kundërvajtje të ndryshme kundër ngasësve të motoçikletave dhe trotineteve, Të gjithë ngasësit e motoçikletave , mopedëve dhe trotineteve janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacion dhe pritet që pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion ti respektojnë ata, por edhe ngasësit e motoçikletave , mopedëve dhe trotineteve elektrik duhet ti respektojnë rregullat e komunikacionit e ndër to është : Mjetet e tyre duhet të doganohen dhe regjistrohen, targat të vendosen në vendin e duhur, ngasësit duhet të kenë patentë shoferi për kategorinë përkatëse, ngasësi dhe pasagjeri duhet të ketë helmetën e përshtatshme për siguri , duhet të respektohen shenjat e komunikacionit etj pohon zëdhënësi Gashi./www.QendraPress.com/